28 Maj, 2022

Detajet/ Sherri para vrasjes, dëshmitari zbulon se vëllai i reperit Buta ishte i plagosur para ngjarjes por policia…


Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Ferizaj, ku për pasojë humbi jetën një person.

Bëhet me dije se Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta është autori i dyshuar i vrasjes së ish-mikut të tij. Agon Zhinipotoku, një qytetar nga Ferizaj, ka zbuluar detaje të reja, ku sipas tij disa orë pas ngjarjes së rëndë e ka parë të dyshuarin të plagosur në kokë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se rreth orës 19:30 ka parë Januzin me plagë të rënda në kokë dhe i kishte thënë të shkojë në urgjencë. Dëshmitari shton se ka lajmëruar policinë por nuk këta të fundit nuk kanë reaguar.

Statusi i plotë:

“E dhimbshme sa më s’ka vrasja e 30-vjeçarit ferizajas dje në orët e vona. Po postoj disa fakte se dje kam qenë dëshmitar aty: Merrni kamerat e sigurisë tek posta e madhe, aty qëndron për gjysmë ore që i dilte gjaku nga koka pa ndaluar. Nëse janë pamjet e kamerave afrohem dhe i them: “Hajde shkojmë në emergjencë se prej gjakderdhjes që ke mund të vdesësh”, një bluzë e verdhë e mbuluar me gjak, dy shokë i jepnin shami për të ndalur gjakderdhjen. Ky rast ndodh rreth orës 19:25.

Kam qëndruar me thënë 2 munuta jam larguar edhe e kam thirrur 4 herë policinë, ama 4 herë kam folur dhe iu thashë: “O burrë një djalë e kanë therur te posta është i mbuluar me gjak.” Ky djali i therur doli pas bibliotekës pas 20 minutash që nuk erdhi askush dhe me një birrë në dorë nuk e pashë ku shkoi. Sot kur e lexova çfarë ka ndodhur, u ndjeva shumë fajtor se ndoshta mund të ishte parandaluar nëse ishte marrë në emergjencë dhe kishin pushuar gjakrat, kishte marrë trajtim mjekësor dhe kisgte pasur rrjedhojë tjetër. Qoftë rasti i fundit ky i sotmi, ngushëllime familjes për djelin e tyre dhe uroj të jemi bashkë si qytetarë e institucione.”

Qëndrim Januzi është arrestuar nga Policia pasi i njëjti dyshohet se ka vrarë 30-vjeçarin Gazmend Hyseni.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al