8 Mars, 2022

Devin Booker flet si rrallëherë për lidhjen e tij me Kendall Jenner: Nuk kam qenë kurrë më i lumtur


Romanca e Kendall Jenner dhe Devin Booker po shkon shumë mirë dhe të dy yjet vazhdojnë të jenë shumë të rezervuar rreth lidhjes së tyre.

Së fundmi 25-vjeçari ka bërë një deklaratë  të rrallë për të dashurën e tij supermodele gjatë një interviste për “Wall Street Journal”. Kur u pyet nëse është e vështirë të jesh në qendër të vëmendjes dhe të komentohesh aq shumë rreth jetës presonale, ylli i NBA tha:

“Nuk do të thosha e vështirë. Sinqerisht, unë jam duke e shijuar jetën në maksimum dhe këtë e them me shumë siguri sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu, por ndihem sikur jam në një vend të mirë tani. E dua familjen time, i dua njerëzit rreth meje dhe më pëlqen ndikimi që kam në këtë botë, tek brezi i ri dhe fëmijët që më shikojnë.”

Devin gjithashtu ndau një histori në lidhje me takimin e tij të fundit që i ndryshoi jetën me të ndjerin Kobe Bryant, i cili i tha atij të “bëhej legjendar”.

“Ishte këshilla që Kobe më dha në kohën e shkurtër që kalova me të në ndeshjen tonë të fundit duke luajtur kundër njëri-tjetrit. Ai më la një autograf në këpucën time dhe më shkroi: “Bëhu legjendar”. Dhe jo vetëm që ai e shkroi atë në këpucë dhe e firmosi për mua, por edhe më foli përmes saj. Ai me dorëshkrimin e tij në këpucë më mban të motivuar.”

Kendall dhe lojtari i Phoenix Suns konfirmuan lidhjen në qershor 2020 pas disa javësh që kishin qenë në qendër të thashethemeve për një romancë të mundshme.  Prej asaj kohe postimet e tyre së bashku në rrjetet sociale dhe daljet në publik numëron me gishtat e dorës.

Kendall ka deklaruar se do të jetë shumë private në lidhjet e saj dhe se do t’i jetojë larg syve të botës.

Kendall Jenner, Devin Booker, Instagram

Kendall Jenner, Devin Booker, Instagram

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al