Pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet e 25 prillit politikania e njohur Jozefina Topalli ka marrë një lajm të mirë, pasi është bërë gjyshe për herë të dytë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Topalli thotë se ka zemrën plot. “Një engjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke gëzuar të gjithë. Megi e ne të gjithë kemi zemrën plot”, shkruan Topalli në “Facebook”.
Së fundmi Jozefina Topalli dha dorëheqjen nga angazhimi i saj politik si drejtuese e partisë së re “Lëvizja për Ndryshim”.
Në zgjedhje ajo nuk ia doli as të merrte mandatin e saj në qarkun e Shkodrës, ku mori 598 vota preferenciale, ndërsa partia 1389 vota.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al