5 Maj, 2022

“Dhashë mendime të nxituara!” Arbër Hajdari flet për Einxhel-Dagz dhe tregon banorët që do donte në “Big Brother VIP 2”


Edhe Arbër Hajdari ashtu si shumë ndjekës të “Big Brother VIP” nuk ka besuar te çiftet e krijuara gjatë formatit.

Ai ka qenë veçanërisht skeptik ndaj lidhjes së Einxhel dhe Dagz duke u shprehur disa herë me nota mosbesimi rreth ndjenjave të moderatores ndaj Dj. Mirëpo, tashmë që reality-show ka mbaruar dhe Dagz me Einxhel vijojnë lidhjen e tyre, Arbëri thotë se është nxituar në atë që ka thënë.

I pyetur për dy çiftet në fuqi teksa ishte i ftuar në Wake Up, ish-opinionisti tha:

“Ka dy mënyra për të dhënë këtë përgjigjen. E para, çfarë kam arritur unë të kuptoj nga ajo që ata na japin neve, pra çfarë shfaqin në rrjetet sociale apo kudo. Dhe një mënyrë e marrjes së informacioneve nga ta apo njerëzit e afërt për të ditur rreth planeve të tyre. Unë do flas për këtë ta parën, çfarë arrij të shoh. Mua më duket se lidhjet kanë shkuar mirë, nuk e di se në çfarë faze janë konkretisht. Shpresoj të jenë mirë dhe ta kurorëzojnë dashurinë e tyre. Për Dagz dhe Einxhel nuk kam patur besim. E kam thënë dhe në spektakël. Madje në një nga programet i kam kërkuar edhe mirëkuptim Einxhel sepse në herë dhashë një mendim të nxituar. Për mua është hyjnore që njerëzit t’i bindi argumenti dhe në kohën e duhur të tërhiqen.”

Po ashtu atij iu kërkuan të bënte edhe disa propozimet për banorët e sezonit të dytë , duke përmenduar personazhet që vizituan shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ për të surprizuar gjysmëfinalistët.

Disa personazhe hynë në shtëpi për të bërë një nga ato darkat ku isha edhe unë me Balinën. Do më dukej interesante të ishin ata: Agron Llakaj, Xhemi Shehu. Më bëjnë kurioz se si do ishin.”-tha Arbëri.

I pyetur nëse do të jetë sërish pjesë e edicionit të ardhshëm në vendin e opinonistit, Hajdari u shpreh se ka shumë dëshirë por angazhimet e tij janë të shumta dhe nuk mund të ketë një përgjigje të saktë për këtë.

“Bigu ishte një eksperiencë shumë e bukur për mua, kam shumë dëshirë por kam shumë angazhime të tjera. Nuk di se çfarë të them”– u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al