Moderatorja e njohur Arbana Osmani prej një viti nuk është më pjesë e ekranit. Mirëpo së fundmi u aludua se do ta shihnim duke moderuar BBVK, por pasi moderatorët e vërtetë u konfirmuan, për Arbanën u tha se do të bëntë një podcast.
E pyetur në një intervistë nëse do të jetë pjesë e televizionit moderatorja u përgjigj me bindje se nuk po merret me përgatitjen e një podcast-i por është e sigurt që do ta shohim në ekran.
Intervista e plotë:
-A do të të shohim në televizion, po, jo?
Arbana Osmani: Po. Mund të më shohësh në televizion, në telefon, në frigorifer do të të dal, te soba do të të dal, do të më shohësh ku të kesh qejf ti.
-Hajt, thuaj që do të bësh podcast edhe ti se na lodhët!
Arbana Osmani: Jo.
-A do të bësh një emision duke u zënë në studio për të drejtat e femrave?
Arbana Osmani: Jo.
-A do të bësh një emision politik?
Arbana Osmani: Jo, politika s’ka qenë kurrë…
-A do të na kallëzosh?
Arbana Osmani: Mua më pëlqen t’i tregoj gjërat pasi t’i kem bërë, jam në proces pune.
Ndër të tjera Arbana shtoi se ky program do të përfshijë gjithçka që ajo ka bërë përgjatë karrierës, por duke qenë tërësisht i re.
“Po përpiqem të bëj diçka që s’kam bërë më përpara duke bërë gjithçka që kam bërë më përpara. Pak ‘Big Brother’, pak reality, pak ‘Dua të të bëj të lumtur’, pak ‘1001 Pse’, pak muzikë, ‘Top Fest’. Unë kam pasur fatin të bëj një gamë të gjerë programesh, te të gjitha ka nga pak unë, nga pak Arbana,” u shpreh moderatorja në emisionin “Oxygen”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al