Në fushën e blertë Myrto Uzuni është ndër futbollistët më të spikatur të Kombëtares sonë, ndërsa jashtë duket si një djalosh i dashuruar. 26-vjeçari që aktualisht luan në Spanjë po jeton një histori të bukur dashurie.
Bëhet me dije se partnerja e tij prej pak kohësh është vajza e quajtur Uarda. Dy të rinjtë mesa duket po kalojnë një romancë larg syve të publikut, por mediave nuk i ka shpëtuar edhe kjo lidhje.
Ndonëse nuk publikojnë foto me njëri-tjetrin, dy të rinjtë shfaqen në të njëjtat vende, duke konfirmuar kështu një tjetër çift në showbizzin tonë. Madje 20-vjeçarja ka qenë edhe në Spanjë, ku ka kaluar disa ditë pushimi me të dashurin e saj në një resort luksoz. Uzuni ka treguar se është një djalosh shumë romantik, kur vjen puna për tek partnerja e tij.
Një ndër dhuratat më të spikatura prej tij janë pikërisht një tufë e madhe me trëndafila dhe një dedikim që më së miri i shkon futbollistit tonë. “Je aq e bukur sa 1 gol në minutën e 94”, shkruan pusulla që Uarda ka publikuar në rrjetet sociale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al