Më shumë se gjysma e personave që vuajnë nga diabeti kanë një faktor risku për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare, nga hipertensioni dhe kolesteroli i lartë.
Kjo konfirmohet nga të dhënat e sistemit të survejimit të Institutit Superior të Shëndetit në Itali. Gjithashtu, mbi 50% e njerëzve me diabet vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, kundrejt 18% të të gjithë njerëzve të paprekur nga diabeti. Po ashtu, mbi 40% e diabetikëve rezultojnë se vuajnë nga yndyrat e larta në gjak kundrejt 22% të të paprekurve nga diabeti, 72% e diabetikëve janë obezë dhe vetëm 42% i janë nënshtruar një diete me qëllim për të humbur peshë.
Të dhënat janë grumbulluar që nga viti 2011, duke monitoruar trajtimin e njerëzve me diabet. Një tjetër përfundim është se gati 60% e të prekurve kanë bërë ekzaminimet e hemoglobinës në gjak në 12 muajt e fundit. Megjithatë, 1 në 4 persona as nuk ia dinë kuptimin. Shifrat flasin për 85% të të prekurve që marrin ilaçe për diabetin, shumica hapa nga goja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al