21 Tetor, 2024

“Diell në formë njeriu”-U nda nga ish-burri pasi kuptoi se pëlqente femrat! Aktorja e njohur bën dedikimin e veçantë për ditëlindjen e partneres: Bebi im, ti je…


Aktorja Sophia Bush, ka bërë një postim lidhur me ditëlindjen e partneres së saj Ashlyn Harris. Marrëdhënia mes dy vajzave u bë e njohur për herë të parë në tetor të 2023, pak muaj pasi aktorja u nda nga ish-partneri i saj Grant Hughes.

Që prej asaj kohe vajzat nuk e fshehën më dashurinë për njëra tjetrën, ndërsa momentet e tyre personale i ndajnë shpesh në rrjetet sociale.

Sophia Bush, këtë herë ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram për Ashlyn Harris, e cila mbushi 39 vjeç.

Konkretisht, ajo ka postuar një foto të tyre duke ndarë një puthje në buzë me mbishkrimin:  “Ti je dielli në formë njeriu. Ti ndriçon botën dhe ngroh çdo person që prek. Nuk ka njeri si ti dhe të gjithë ata që të njohin e dinë se kjo është e vërtetë. Të gjithë jemi me shumë fat. Unë jam më me fat. E para nga të shumtat që do të jetojmë bashkë (grua, kemi aventura për të jetuar!). Gëzuar ditëlindjen bebi im. Të dua me gjithë shpirt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al