7 Mars, 2022

“Dielli im” Çiljeta ndan foton e veçantë me Alban Hoxhën në 6-vjetorin e lidhjes


Ditën e sotme Çiljeta ka postuar si rrallëherë një foto me partnerin e saj Alban Hoxha pasi festojnë 6-vjetorin e lidhjes së tyre.

Këngëtarja ka zgjedhur që jetën personale ta mbajë larg syrit të publikut dhe poston shumë rrallë foto me portierin.

Por, sot duket se ka bërë një përjashtim pasi festojnë një nga datat më të rëndësishme në historinë e tyre të dashurisë. Andaj kjo datë nuk mund të kalonte pa një urim  publik nga ana e Çiljetës, e cila përmes një fotoje të publikuar në Instagram shkruan:

“Sot gjashtë vjet bashkë, dielli im”.

Ndonëse shumë të pëlqyer nga publiku Çiljeta dhe Albani kanë vendosur ta jetojnë historinë e dashurisë larg vëmendjes së mediave dhe publikut. Fotot e çiftit në rrjetet sociale numërohen me gishtat e dorës e po ashtu pak dihet rreth marrëdhënies së tyre.

Pak javë më parë, e ftuar në “E diell”,  Çiljetës iu bë një kërkesë publike për një intervistë me Albanin të cilën ajo e refuzoi.

Kujtojmë se gjatë verës u tha se Çiljeta dhe Albani janë gati të hedhin një hap të madh në marrëdhënien e tyre. Pas pesë vitesh lidhje, ata mund t’i thonë “Po” njëri-tjetrit. Tashmë pasi kanë provuar bashkëjetesën, ata e kanë ndarë mendjen që të hedhin hapin e madh me një festë ceremionale me shumë sesa dasmë tipike, kanë treguar miq të afërt të çiftit.

Ende ky lajm nuk është konfirmuar nga vetë Çiljeta dhe Albani, megjithatë presim të dëgjojmë sa më shpejt lajme të bukura!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al