11 Dhjetor, 2017

Dieta e ‘’mençur’’, si të hani atë që doni, por pa u shëndoshur


Njerëzit i nënshtrohen dietave me qëllimin e vetëm që të heqin kilet e tepërta dhe të fitojnë formën e dëshiruar trupore. Por shpeshherë ‘’lufta’’ më e madhe është periudha pas dietës, ku të duhet të mbash formën që ke arritur. Ekspertja Marsha Hudnall duket se ka zgjedhur zgjidhjen. Ajo tregon se duhet ta ndryshoni perspektivën rreth ushqimit. Duke u ushqyer në mënyrë të mençur, jo vetëm që do të qëndroni në formë, por edhe do ta vlerësoni atë që e hani. Ata që ushqehen mençur nuk shtojnë peshë sepse i dëgjojnë nevojat e trupit sa i përket ushqimit. Kur janë të ngopur, ata thjesht ndalojnë së ngrëni dhe kjo është zgjidhja perfektë.

Pra, kjo dietë do të thotë t’i kushtoni vëmendje edhe anës shpirtërore, asaj çfarë po bëni, mendimeve dhe ndjenjave. Hudnall thotë duhet ta përtypni ushqimin ngadalë, si dhe ta shijoni aromën dhe përbërjen e gatimit. Në të njëjtën kohë largoni të gjitha paragjykimet – nuk është nevoja të mendoni se patatet janë të dëmshme, apo se pastat janë të mbushura me karbohidrate. Por, mos harroni: e tërë esenca e kësaj diete bazohet në atë që të hani vetëm sa ka nevojë trupi juaj. Hani vetëm kur jeni të uritur dhe posa të ndiheni të ngopur, ndaleni ushqimin.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al