E krijuar në vitin 1939, dieta e orizit ka pasur shumë raste suksesi, pasi lidhet me një regjim disintoksikues, i cili pavarësisht emrit, ka të bëjë vetëm me konsumin e orizit, por edhe të produkteve të tjera ushqimore.Kjo dietë ju lejon të luftoni kaloritë, shqerenat dhe proteinat, pa u ndier të uritur dhe të pangopur.
Është një dietë jo shumë e vështirë për tu mbajtur, por rezultatet janë shumë premtuese. Nëse nuk keni mbajtur kurrë një dietë më parë, nëpërmjet dietës së orizit mund të humbisni deri në 9 kilogramë vetëm gjatë muajit të parë.Regjimi ditor i kësaj diete përfshin fruta, perime, drithëra integrale, bishtajore dhe pak sallatë me proteina. Çdo ditë merret sasia e nevojshme e të gjithë elementëve që i nevojiten organizmit.
Dieta ka tre faza. E para, e cila është edhe më e vështira, parashikon djegien e 800 kalorive në ditë, të cilat rriten deri në 1200 në fazën pasardhëse. Alkooli është tërësisht i ndaluar gjatë dietës.
Menuja:
Mëngjesi- Një fetë bukë (ose 30 gramë oriz), qumësht dhe fruta.
Dreka- Tre perime, një frut dhe tre porcione oriz.
Darka- Është njësoj si dreka.
Nëse krahas dietës praktikoni edhe sport apo shkoni në palestër, lejohet që të rrisni sasinë e ushqimit të konsumuar, në mënyrë që të keni energji dhe të mos ndiheni të pafuqishëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al