Ajo është një prej dietave më të preferuara në “Hollywood” dhe emra të tillë si Nicole Kidman apo Hugh Jackman betohen se funksionon vërtetë.
Përgjatë këtyre muajve të fundit, ‘guru’-të e fitnesit dhe nutricionistët profesionistë kanë përfitime të mëdha nga e ashtuquajtura “dieta tetorëshe”.
Planifikimi i saj parashikon që njerëzit të hanë përgjatë 8 orëve të ditës e të agjërojnë gjatë 16 orëve të tjera. Kjo i jep mundësi organizmit të nisë procesin e djegies së kalorive.
Fansat e një mënyre të tillë të të ushqyeri parapëlqejnë të ndjekin këtë plan. Mëngjesin e konsumojnë në orën 10, drekën në 14 dhe darkën në 18 pasdite, e pas kësaj nuk hanë më asgjë, gjë që i lejon trupit 16 orë pushim.
Duke praktikuar këtë lloj agjërimi, stomakut dhe zorrëve u jepet kohë e mjaftueshme për të tretur ushqimin, për t’u qetësuar e për t’u shëruar.
Nutricionistët këmbëngulin se një praktikë e tillë lehtëson edhe procesin vetëpastrues të organizmit dhe shtron ritmin e rigjenerimit, ndërsa redukton nga ana tjetër inflamacionet e brendshme. Ajo ul po kështu nivelin e faktorit të rritjes, të ngjashëm me insulinën “IGF-1”, i cili lidhet me plakjen, avancimin e tumoreve dhe rrezikun e kancerit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al