Dieta për të humbur peshë për një javë është e ndryshme dhe mbi të gjitha e lehtë për t’u ndjekur. Kjo dietë ju premton të humbisni deri në 3 kilogramë. Por le të shohim se çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni në një javë. Këtu është plani ushqimor për shtatë ditë.
E hënë
Mëngjes: një filxhan me qumësht të skremuar, kafe pa sheqer dhe një frut.
Paradite: Një banane.
Dreka: 150gr mish viçi i pjekur me sallatë lakre të kuqe.
Pasdite: një kos me pak yndyrë për shije.
Darka: 200 gr fruta deti të pjekura, 50 gr bukë thekre.
E martë
Mëngjes: Një kafe të hidhur, 2 biskota, 1 portokall.
Paradite: Një frut.
Dreka: 200 gr troftë të pjekur në skarë me sallatë marule dhe kastravec.
Pasdite: Një kos me pak yndyrë për shije.
Darka: 50g biftek i pjekur në skarë me lulelakër.
E mërkurë
Mëngjes: Një çaj, 2 biskota, një kos.
Paradite: Lëng portokalli pa sheqer.
Dreka: 140 gr. pulë, sallatë të përzier.
Pasdite: Një frut si p.sh një ose dy feta ananas.
Darka: 60g proshutë viçi, sallatë me rukola.
E enjte
Mëngjes: Një çaj bimor me kopër dhe 2 biskota.
Paradite: Lëng grejpfruti pa sheqer.
Dreka: 150 gramë mish lepuri të pjekur, sallatë marule dhe 10 gram spinaq të gatuar në avull.
Pasdite: Një frut për shije.
Darka: 150 gr mish viçi i pjekur në skarë me perime të pjekur në skarë, 50 gramë bukë thekre.
E premte
Mëngjes: Një çaj jeshil me dy biskota.
Paradite: Një banane.
Dreka: 150 gram mish derri, sallatë marule dhe 100 gramë spinaq të gatuar në avull.
Pasdite: Dy ose tre feta ananas.
Darka: 200 gram sepje e pjekur në skarë, një sallat me spinaq dhe një kungull të pjekur në skarë
E shtunë
Mëngjes: Një kafe të hidhur, një fryt sezonal.
Paradite: Lëng grejpfruti pa sheqer.
Dreka: 150 gram gjoks pule të skuqur, një sallatë të përzier, një domate dhe 100 gram panxhar të gatuar në avull.
Pasdite: Një kos me pak yndyrë ose një kos frutash.
Darka: 80 gram proshutë viçi, një racion perimesh të pjekura në skarë dhe 50 gramë bukë thekre.
E diel
Mëngjes: Një çaj bimor verbona dhe dy biskota.
Paradite: Një frut sezonal.
Dreka: 150 gramë hamburger, një sallatë me lakër të kuqe.
Pasdite: Një kos me pak yndyrë ose një kos frutash.
Darka: 200 gram salmon të pjekur ose të skuqur, një sallatë perimesh të papërpunuara dhe një lulelakër të zier.
Burimi: Revista Psikologjia
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al