Prej vitesh përpiqej që të humbte peshë, e më në fund 23-vjeçarja ia ka dalë që të arrijë format perfekte që ajo dëshironte. Vajza brenda një viti ka humbur plot 32 kilogramë duke ndjekur një dietë me pak karbohidrate dhe shumë yndyra.
E teksa shumë njerëz do të thonë se yndyrat të shëndoshin, transformimi i Mari Llewellyn është prova se një dietë e kontrolluar ushqimore sjell edhe rezultate mahnitëse.
Para se 23-vjeçarja të niste dietën peshonte 111 kilogramë, e si pasojë vendosi që të ndryshonte mënyrën e të ngrënit.
E në fakt ajo bëri një arritje të madhe, duke humbur 32 kilogramë. Gjithashtu Mari tregoi se për shumë vite kishte provuar forma të ndryshme për të rënë nga pesha, por deri para 1 viti nuk kishte dhënë rezultat.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al