17 Shkurt, 2023

Afrona Dika ka dy fjalë për Julianën në Big Brother Vip Kosova: Vazhdo të jesh vetvetja femër e fortë, e bukur modeste…


Afrona Dika në një postim në Instastory, ndan një revoltim të madh për banorët e BBVK.

Ajo ka ndarë një video ku disa banorë janë kundër Xhulit.

Postimi i plotë i Afronës: Oh zemër Juliana sa keq që nuk jam aty se të gjithëve ju kisha treguar ku e kanë vendin. Turp  duhet me ju ardh juve për këtë bullizim. Juliana vazhdo të jesh vetvetja femër e fortë e bukur modeste dhe mbi të gjitha smart women. Nga kjo kuptojmë se Afrona, po e pëlqen lojën e Xhulit.

Afrona duket se nga ana personale po i shkon shkëlqyeshëm pas ndarjes nga këngëtari Blero. Ajo  shfaqet nën shoqërinë e një mashkulli, por kishte zgjedhur që mos t’i zbulonte imazhin. Por duket se shumë shpejt kjo lidhje tashmë është zyrtarizuar sa për të bërë publik edhe personazhin që ia ka fituar zemrën.

Afrona prej disa javësh ka nisur një lidhje me biznesmenin James Dyresmith. Si duket pas Bleros, i cili kohëve të fundit ka bërë me dije se është në një tjetër lidhje me një tjetër bukuroshe, edhe Afrona ka bërë po të njëjtën gjë. Ka qenë partneri i saj, James, ai i cili ka konfirmuar lidhjen me bukuroshen shqiptare. Në llogarinë e tij në “InstaStory”, biznesmeni ka publikuar një foto, ku në cepin e saj shihet pikërisht Afrona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al