11 Nëntor, 2018

Dikur bënte gjëra çuditshme në Polici, ja si duket sot Krenar Ahmetaj


Ka disa vite tashmë që nuk ka protagonizëm në jetën publike, por deri në vitin 2013, Krenar Ahmetaj, pjesë e strukturave më të larta të Policisë së Shtetit, bënte shumë të flitej për të.

Dy janë momentet më interesante, njëra kur u përplas më eskortën e ish-Kryeministrit Berisha sepse ishte i dehur, në vitin 2009 dhe po atë vit, kur u lidh me zinxhirë dhe u fut poshtë kamionit, që kishte pajisjet me të cilat do zhvillonte mitingun Partia Socialiste, asokohe në opozitë.

Pak ditë më parë paparazzi ynë e ka kapur diku në rrugët e Tiranës, me biçikletë dhe me tuta, teksa bisedonte me ish-ministrin e Brendshëm Spartak Poçi dhe një tjetër.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al