5 Shkurt, 2019

Dikur fitonte 1 milion dollarë në vit, sot modelja e famshme është e pastrehë (FOTO)


Një ish-modele e cila në kulmin e karrierës së aj fitonte 1 milion dollarë në vit, tani është e pastrehë dhe jeton rrugëve të Barcelonës.

Është fjala për 57-vjeçaren Nastasia Urbano, e cila ka pushtuar kopertinat e “Vogue”. Ajo ishte pjesë e fushatave të modës me supermodelet e njohura  si Linda Evangelista, ishte fytyra e parfumit ikonik Opium të “Yves Saint Lauren” dhe hante darka me Jack Nicholson dhe Andy Warhol në vitet 1980.

Por mesa duket jeta e saj ka marrë një rrjedhë krejtësisht ndryshe. Në ditët e sotme ajo fle në shtëpitë e shoqeve ose në vendet ku mbahen bankomatet.

“Daily Mail” shkruan se në moshën 20-vjeçare, bukuroshja spanjolle pozonte për kopertinën e revistës “Vogue” në Evropë, më pas ajo u transferua në Nju Jork ku u mor nga agjencia e famshme “Ford Models”.

Me suksesin që Nastasia pati, arriti që të bënte një jetë që shumica e njerëzve mundet vetëm që ta ëndërrojnë.

“Një ditë isha duke ngrënë darkë me Jack Nicholson, ditën tjetër me Andy Warhol ose edhe me Roman Polanski. Shkoja në të njëjtën festë me Melanie Griffith, Don Johnson, Simon dhe Garfunkel. Do të shkoja në martesën e Madonna-s me Sean Penn, sepse [aktori amerikan] David Keith ishte i ftuar dhe unë isha e lidhur në atë kohë me të, por atë ditë ne u ngritëm nga një hangover dhe nuk mund të shkonim. Unë kisha gjithçka, isha duke jetuar si një mbretëreshë”, është shprehur 57-vjeçarja.

Kjo e fundit ka zbuluar se jeta e saj ka ndryshuar kur ka takuar burrin që u bë bashkëshorti dhe babai i fëmijëve të saj. Urbano ka treguar se burri bënte shpenzime me paratë e saj derisa e la pa asgjë, vetëm me rrobat që kishte veshur.

“E vetmja gjë e bukur e asaj marrëdhënie janë fëmijët, pjesa tjetër është e tmerrshme. Ai paguante çdo gjë me paratë e mia. Vetëm dy ditë pasi u njohëm ai donte të më blinte një BMW dhe unë si budallaqe firmosa një çek. Kisha rënë në dashuri…”, ka zbuluar 57-vjeçarja.

Zonja Urbano, e cila tani vuan nga depresioni, ka shtuar se e kanë larguar nga shumë shtëpi pasi nuk ishte e zonja që të paguante qiranë. E si pasojë, ajo alternohet duke fjetur në shtëpitë e shoqeve apo në vendet ku mbahen bankomatet.

“Dua të jetoj, jo vetëm të mbijetoj. Jam e lodhur duke mbijetuar e duke kërkuar para. Njerëzit përreth meje kanë ikur, të gjithë ikin dhe nuk jam e surprizuar. Dua që fëmijët e mi të më shohin mirë. Dua që ta marr veten dhe që ata të jenë krenar për mua”, ka thënë ajo.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al