Ish-bashkëshortja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, Loni Willison, është parë duke ecur zbathur dhe duke gërmuar nëpër koshat e plehrave në rrugët e Los Anxhelosit .
38-vjeçarja, dikur një vajzë në kopertinën e revistave, dukej komplet ndryshe e veshur me veshje të grisura dhe pa këpucë. Willison u u fotografua duke shtyrë një karrocë ku kishte lënë sendet e saj teksa po ndalonte në kazanët e plehrave publike për të kërkuar ushqim.
Ajo kishte veshur një shall shumëngjyrësh, një xhaketë xhins, një kapuç dhe kishte lidhur një këmishë rreth belit të saj.
Ajo u pa përsëri më vonë në mbrëmje, duke thithur një cigare dhe duke gërmuar për më shumë ushqim në një kosh në një rrugicë. Fotot, të siguruara nga “DailyMail”, janë një kontrast i fortë nga jeta magjepsëse që dikur bënte ish-modelja seksi.
Shtatë vjet më parë, ajo po jetonte ëndrrën e Hollivudit, duke u marrë me modeling dhe duke u shfaqur në tapetet e kuq në evente të mëdha së bashku me aktorin Jeremy Jackson, me të cilin u martua në vitin 2012. Willison u fotografua në rrugë për herë të parë në tetor 2020, pasi ishte e pastrehë që nga viti 2016.
Ajo thuhet se ka vuajtur nga një varësi ndaj drogës dhe nga probleme të ndryshme të shëndetit mendor.
Menjëherë pasi u gjet, ajo tha për “The Sun” se “po kalon mirë” dhe nuk ka pasur asnjë kontakt me Jackson vitet e fundit.
“Unë nuk kam folur me Jeremy. Nuk dua të flas me miqtë e mi, po kaloj mirë. Nuk dua që dikush të më ndihmojë’.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al