4 Maj, 2022

Dikur tha se lidhja e tyre i ishte dukur lojë, por çfarë raporti ka sot babai i Einxhel Shkirës me Dj Dagz?


Teksa lidhja mes Arbër Gumnishtes (Dagz) dhe Einxhel Shkirës duket për së mbari në rrjetet sociale, ka ende një kuriozitet të madh te publiku lidhur me raportin që babai i moderatores ka me Dj.

Kjo pasi disa orë para finales së Big Bother VIP, piktori Muzafer Shkira u pyet në një intervistë nëse e kishte takuar nga jashtë Dagzin. Babai i moderatores i befasoi të gjithë kur tha se nuk e kishte takuar, duke deklaruar se atë që ka ndodhur mes atyre dyve e ka parë si diçka të ndodhur brenda një loje.

Jo unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar. Do ta takoj ashtu siç takova Monikën apo Donaldin”.-tha ai asokohe duke ngritur goxha polemika.

Por si është sot marrëdhënia mes dy palëve? Nga aq sa mund të lexojmë në rrjetet sociale duket shumë mirë. Einxhel dhe Dag kanë postuar në rrjetet sociale një foto krah njëri-tjetrit ku mes shumë komenteve bie në sy ai i babait të prezantueses. “Yje”- shkruan ai duke shprehur hapur mbështetjen dhe pëlqimin ndaj të bijës dhe partnerit të saj.

Ndonëse u përfolën për një fejesë pak ditë më parë, Dagz e mohoi këtë gjë në një intervistë duke thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se ata janë të fokusuar vetëm te puna.  Ai u shpreh se për momentin nuk ka ndonjë ‘lëvizje’ por nuk e përjashtoi si mundësi në të ardhmen.

“Jemi shumë mirë. Edhe pse aty brenda je komplet ndryshe me jashtë. Sepse nuk dinim si donim të jetonim, planet. Por jemi përshtatur dhe pjesën më të madhe të kohës po e kalojmë bashkë. Akoma nuk e kam njohur me familjen. Me motrën po, por jo me prindërit. Nuk ka ndonjë lëvizje. Për momentin fokusi është te punët. Ato muaj kemi lënë shumë gjëra mbrapa dhe kur të sistemohemi ndoshta edhe ndodh diçka.”- zbuloi Dj i njohur.

Dy muaj pas daljes nga formati ata bënë edhe pushimet e para bashkë. Ditët e fundit dyshja ka fluturuar jashtë Shqipërisë dhe destinacioni i tyre i parë ka qenë Turqia. Ata kanë postuar foto e video në rrjetet sociale në krahët e njëri-tjetrit, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës. Moderatorja ka takuar edhe familjarët e Dagz. Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al