9 Prill, 2022

Disa ditë pasi konfirmuan ndarjen, ish-partnerja e Don Xhonit përfundon në spital


Reperi i njohur Don Xhoni dhe modelja ruse Ariana Lirey konfirmuan nëpërmjet disa deklaratave në rrjetet sociale se lidhja e tyre kishte marrë fund. Këtë gjë fillimisht e bëri të ditur ish-partnerja e këngëtarit ku më pas erdhi dhe reagimi i këtij të fundit.

Ata bënë deklarata të forta për njëri-tjetrin ku modelja zbuloi dhe arsyen e vërtetë të ndarjes ku sipas saj ishte se reperi ‘fokusohej më shumë tek makinat dhe femra të tjera por jo për të pasur një familje’.

Disa ditë pas ndarjes Ariana i ka shqetësuar fansat e saj me postimin e fundit në InstaStory ku gjendet e shtruar në spital pa dhënë asnjë detaj më shumë. Nuk dihet nëse gjendja e modeles ka të bëjë me ndarjen nga Don Xhoni apo për probleme të tjera shëndetësore.

Modelja ruse u bë e njohur për publikun shqiptar teksa ka treguar publikisht se ajo jo vetëm e adhuron reperin por dhe arriti ta bënte për vete. Para pak kohësh ajo bëri tatuazh portretin e këngëtarit dhe ua tregoi këtë të gjithë ndjekësve në rrjetet e saj sociale. Çifti u takuan për herë të parë në Dubai dhe nga atje ndan fotografi të përbashkëta duke zyrtarizuar lidhjen e cila fatëkeqësisht nuk zgjati shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al