7 Mars, 2022

Disa fakte që nuk i dinit rreth “Peaky Blinders”


Peaky Blinders është një serial mjaft i suksesshëm, i cili është i bazuar në një histori të vërtetë të bandës famëkeqe me të njëjtin emër në Birmingham, pas Luftës së Parë Botërore.

Produksioni britanik ka fituar gjithnjë e më shumë fansa në mbarë botën falë  marrëveshjes me Netflix (për të mos përmendur shtimin e Tom Hardy-t në kastin e tij në sezonin e dytë). Pikërisht në kohën e premierës së sezonit të fundit, ne kemi mbledhur disa fakte që nuk i dinit rreth Peaky Blinders .

  1. Steven Knight u bazua në një tregim që i kishte reguar i ati për të krijuar serialin.

“Një nga historitë që më bëri vërtet të dëshiroj të shkruaj Peaky Blinders është ajo që më tha babai im,” shpjegoi krijuesi i serialit Steven Knight . “Ai tha se kur ishte tetë ose nëntë vjeç, babai i tij i dha një mesazh në një copë letër dhe i tha ‘shko dhe jepi këtë xhaxhallarëve të tu”. Xhaxhallarët e tij ishin Sheldons, të cilët përfundimisht u bënë Shelbys. Ndërsa shumë personazhe dhe ngjarje bazohen në të vërtetat historike, klani “Shelby” dhe ndikimi që kishin në politikën e botës reale të asaj kohe, në fakt është i gjithi trillim i Steve.

2. Cillian Murphy nuk pinte cigare??

Megjithëse Murphy rrallëherë shihet pa cigare në gojë në rolin e Thomas Shellby-t në Peaky Blinders , vetë aktori nuk pi duhan. “Unë nuk pi duhan, por njerëzit pinin duhan gjithë ditën dhe natën atëherë,” tha Murphy . “Unë përdor cigaretë krijuara me bimë arkomatike, trëndafila. I kërkova djemve të numëronin sa përdorim gjatë një serie dhe janë 3000.”.  Cillian Murphy gjithashtu e urrente modelin e flokëve që kishte si Thomas Shelby edhe pse është bërë simbol serialit dhe nuk e kupton arsyen pse njerëzit e pëlqejnë.

 3. Tom Hardy në jetën reale ëshët i martuar me Charlotte Riley

Tom Hardy, i cili luajti rolin e Alfie Solomons në jetën reale është i martuar me Charlotte Riley. Ajo lujati rolin e një vejushe të pasur që zotëronte garën dhe fermën me kuaj “May Carleton”. Gjatë serialit ajo pati edhe momente intime me aktorin kryesor, Cillian Murphy.

4. Seriali nuk është xhiruar në Birmingham

Seriali nuk është xhiruar në Birmingham ku është bazuar historia, përveç disa ngjarjeve shumë të shkurtra. Shumica e ngjarjeve janë në realizuar në Liverpool dhe një pjesë e vogël në qytete të tjera.

5. Johnny dhe Michale janë vëllezër në jetën reale

John Shelby (vëllai i Tommy-t) dhe Michael Gray (djali i Polly-t) që në serial janë kushërinj, në jetën reale ata janë vëllezër, Joe dhe Finn Cole.

6. Emertimi “Peaky Blinders” mund të mos e ketë origjinën nga një traditë e dhunshme.

Disa besojnë se emri i bandës erdhi nga fakti se thuhet se ata qepnin brisqe në majat e kapelave të tyre, me qëllim që t’i verbonin përkohësisht ose përgjithmonë viktimat kur i godisnin me kokë. Jo të gjithë janë dakord me këtë teori; disa historianë besojnë se emri erdhi thjesht nga kapelet e sheshta të bandës me majat e forta (dhe se ata kryenin dhunë kryesisht me anë të çizmeve të tyre me majë metalike, kopset e rripit dhe thika).

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al