19 Maj, 2022

Dita e 19 e gjyqit/ Motra e Amber Heard dëshmon se ka parë Johnny Depp duke dhunuar aktoren


Motra e Amber Heard ka shprehur në dëshminë e saj ka parë aktorin Johnny Depp duke dhunuar bashkëshorten e tij në atë kohë, Amber Heardin.

Whitney Heard Henriquez, motra më e vogël e Heard, pretendoi se aktori e ka kapur nga flokët motrën e saj dhe e ka goditur në fytyrë në mënyrë të përsëritur, gjatë kohës kur ata ishin ende të martuar. Henriquez tha se ajo jetoi me Heard dhe Depp gjatë një periudhe kohe, dhe shtoi se e shikonte aktorin si një vëlla.

Henriquez dëshmoi për një debat në të cilin sipas saj Depp ka goditur me një kanaçe Red Bull infermieren e tij, Debbie Lloyd, gjë e cila u mohua nga kjo e fundit në dëshminë e saj.

Henriquez tha se gjatë incidentit, Depp vrapoi në shkallë drejt saj.

“Ai erdhi pas meje, më goditi në shpinë. Dëgjoj Amberin duke bërtitur mos e godit motrën time f*******. Ajo e goditi atë”, tha Henriquez.

“Në atë kohë Johnny tashmë e kishte kapur Amberin nga flokët me njërën dorë dhe po e godiste vazhdimisht në fytyrë me tjetrën.”- shtoi ajo.

Kujtojmë se ish-mikesha më e mirë e Amber Heard, Rocky Pennington, dëshmoi përmes një një lidhjeje me Zoom në seancën e djeshme gjyqësore.

Pennington u mor në pyetje për një incident në dhjetor 2015 kur Heard pretendoi se Depp e goditi në kokë disa herë aq fort sa shtrati ku ajo ishte shtrirë u thye. Heard gjithashtu pretendoi se Depp e tërhoqi zvarrë prej flokësh. Pennington tha se pas kësaj ajo pa gjak në flokët e Heard-it dhe një pjesë e tij ishte këputur.

Nuk i rridhte gjak por koka e saj ishte e kuqe.“- tha ajo. E pyetur nga një prej avokatëve të Depp-it se si ajo mund të kuptonte që Heard-it i ishin shkulur flokët, Pennington bëri një buzëqeshje të acaruar. Ajo tha: ‘Ishte një zonë me gjak dhe pa flokë.’ Pennington tha se e gjithë fytyra e Heard ishte e kuqe dhe se pjesa e sipërme e hundës së saj ishte e fryrë teksa pranoi se skuqja mund të ishte edhe nga të qarat. Pennington tha: “Ka pasur shumë herë që kam parë lëndime te Amber”.

Depp ka akuzuar Heard për shpifje, pasi ajo shkroi një artikull në Ëashington post në vitin 2018, ku e cilësonte veten si “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje.” Megjithëse Depp nuk u përmend në artikull, ai pretendon se kjo i kushtoi atij humbje të madhe në karrierë. Heard ka paraqitur një kundërpadi për 100 milionë dollarë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al