4 Shtator, 2017

Dita e parë si parashkollor, ja urimet e vipave për fëmijët e tyre


Duket se kjo e hënë ka qenë një ditë e veçantë për shumë prindër të rinj, fëmijët e të cilëve kanë nisur kopështin. Duket se kjo ditë kaq e veçantë ka qenë edhe për disa nga familjet vip, njerëz të jetës publike të cilët nëpërmjet postimeve kanë shprehur urimet dhe emocionet për fëmijët e tyre. Për familjen e Rudina Xhungës dhe Dritan Hilës ka qenë një ditë e tillë, pasi vajza e tyre, Alana, ka shkuar në parashkollore.

Fustani i ri, me ngjyrat që të kujtojnë pak uniformën e fëmijëve në vitet kur mami dhe babi i saj shkonin në fillore, trikoja e vogël, ajo buzëqeshja e një fëmije që duket sikur po ndien që po hedh një hap serioz dhe…një foto. E njëjta gjë ka ndodhur edhe Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqinm të cilët kanë përcjellë Joelin për në kopësht. “Dielli im! Suksese dashuria e mamit!”, shkruan Amarda në Instagram.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al