30 Prill, 2018

Ditë e kobshme për familjarët, vdes këngëtari shqiptar pas një aksidenti me motor


Dita e dielë ishte e kobshme për familjen Kuçi. Ashtu sic ka njoftuar Botapress, këngëtari i njohur decanas Jeton Kuçi, ka ndërruar jetë në Bjeshkët e Decanit ku kishte dalë të shetiste me motorin e tij, njofton bashkëpunëtori i Botapress-it nga Decani, Adem Lushaj.

Sipas burimeve të Botapress, Jetoni ishte parë duke u ngjitur me motor ne Bjeshkët e Decanit, ndërkaq në orët e pasdites së ditë së dielë u dha lajmi për vdekjen tragjike të këngëtarit Jeton Kucit.

Ai ishte rreth 37 vjec dhe përvec ngasjes së motocikeltës që e kishte hobi, ishte këngëtar i njohur i  kësaj ane.

Jetoni ka qene edhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i angazhuar për çështjen kombëtare që nga viti 1990.

“Ju në kujtesën time dhe të brezave do te jeni i gjallë si një shtegtar duke ecur me një çifteli në dorë për të brumosur idealin për liri e duke përcjell amanetin e shokëve tu dëshmor”, ka shkruar ndër të tjera Rasim  Slemanaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës.

Postimi i Rasim Selmanajt:

Lajm tronditës, humb jetën Jeton Kuçi nga Deçani. Një lajm i papritur dhe ngjarje tronditëse jo vetëm për familjen por për të gjithë ne që e kishim bashkëudhëtar që nga vitet 90-ta!

E kam shumë vështirë të shkruaj për Ty Jeton, njeriu dhe miku im i mirë por çka me ba,jeta qenka e padrejtë!

Ishe i ri gati fëmijë kur të njoha, në ShKA” Jusuf Gërvalla” të Deçanit, bashkë me shokët tuaj të asaj kohe,nipin tim tani dëshmor Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj e Orhan Halilaj poashtu sot dëshmorë!

Ju,Jeton tani po ndaheni nga ne fizikisht por do të mbeteni përgjithmon në zemrat tona! Do të jetojmë me kujtimet e mira për Ju shoku ynë i mirë e i vertet i viteve të përplasura!

 Ju në kujtesën time dhe të brezave do te jeni i gjallë si një shtegtar duke ecur me një qifteli në dorë për të brymosur idealin për Liri e duke përcjell amanetin e shokëve tu dëshmor!

Qiftelia jote dhe shokëve tu kishte një melodi me Kitarën e Jusuf Gërvallës!

Po e kam të veshtirë të shkruaj per Ty shoku ynë,sepse kemi dhembje e mall pa kufi por do jemi edhe krenar gjithë jetën i dashuri miku im,Jeton Kuçi!

Ketu po e këputi fjalen time!

Lamtumirë miku im i mirë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al