12 Dhjetor, 2017

Ditë speciale për Bora Zemanin dhe Vin Velin, ja çfarë i bashkoi


Sot është një nga ditët më të rëndësishme në jetën e Bora Zemanit dhe Vin Velit, pasi djali i tyre feston 3-vjetorin.

Çifti i njohur janë përfolur në media se janë ndarë, madje nuk jetojnë më bashkë prej disa kohësh, por ata nuk mund të ‘’ndahen’’ kur vjen puna tek urimet më të mira për djalin e tyre. Të dy prindërit i kanë bërë urime mjaft speciale dhe emocionuese Arbnorit. Bora ka postuar një fotografi së bashku me vogëlushin ku shkruan:  “Në 12/12/2014 ora 09:00 ndjeva lumturinë dhe provova dashurinë më të madhe në botë. Edhe 100 vite të bukura fryma ime. Të dua pafund Arbor.”- shkruan moderatorja në Instagram.

Nga ana tjetër Vini me një foto mjaft të bukur të vogëlushit të postuar në Instagram ka shënuar me hashtag duke e cilësuar djalin si dashurinë e tij të vërtetë dhe më të madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al