Modelja e njohur Kristina Baki ka festuar ditëlindjen dhe padyshim që ky përvjetor e ka gjetur ndryshe atë.
Kjo pasi bukuroshja shqiptare është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe ka zbuluar se do të bëhet me një vajzë. Ajo ka mbushur 27 vjeç dhe ka organizuar një festë me miqtë më të afërt.
Kristina ka ndarë foto e video nga festa me ndjekësit e saj në rrjetet sociale ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. “Ditëlindjet vijnë çdo vit, por miq si ju vijnë vetëm një herë në jetë.”, ka shkruar modelja krah një videoja.
View this post on Instagram
Kristina duket se ka zgjedhur rehatinë mbi të gjitha këtë vit duke veshur një palë pantallona të zeza satën shoqëruar me një këmishë shumëngjyrëshe që e ka mbajtur të zbërthyer në pjesën e barkut. Ajo pozon në një kënd të shtëpisë të dekoruar me tullumbace ku mbizotërojnë lulet.
Modelja zgjodhi 8 Marsin që të zbulojë se është shtatzënë për herë të parë. Ajo e ndau lajmin e ëmbël përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagramit. Kristina postoi disa foto ku shihej me barkun e rrumbullakosur dhe të zhveshur teksa tashmë është në muajin e 8-të të pritjes së ëmbël. Ndonëse gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë aktive në rrjete sociale, modelja ia ka dalë mbanë ta mbajë sekret lajmin.
View this post on Instagram
Prej pak vitesh Kristina është në një lidhje me një biznesmen shqiptar i cili quhet Elios. Ndonëse ka postuar disa foto me të në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur që si partnerin ashtu dhe raportin e tyre ta mbaj larg syrit të publikut.
View this post on Instagram
Në një intervistë para pak kohësh Kristina tha se mes bashkëjetesës dhe martesës do zgjidhte këtë të dytën mirëpo nuk ka zbuluar ende asnjë detaj rreth planeve të tyre të ardhshme e po ashtu as gjininë e fëmijës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al