27 Shtator, 2017

Ditëlindja e së dashurës, brenda festës intime të djalit të deputetit socialist


Alvin Ndreu, djali i deputetit socialist Pjerin Ndreu, ditën e djeshme ka pasur një gëzim të madh. E dashura e tij, Frea, festonte ditëlindjen dhe s’kishte si të mos mungonin emocionet dhe tufat e mëdha me lule.

Alvin dhe Frea kanë festuar në një lokal në bregdet, në shoqërinë e miqve dhe kushërinjve të tyre më të ngushtë. Të pranishëm në ditëlindje kanë qenë motra e Freas si dhe kushërirat e saj më të afërta.

Siç mund ta shikoni nga pamjet e publikuara nga “Joq”, çifti i ri ka preferuar të festojë në privatësi në mënyrë modeste, duke prenotuar gjithë lokalin vetëm për ta. Alvin dhe Frea janë prej disa vitesh në një marrëdhënie dhe shfaqen më të dashuruar se kurrë.

Disa kohë më parë Alvin u përfol për jetën e tij luksoze dhe shoqërinë me femra të ndryshme, por me sa duket, vlonjatja Frea “ia ka mbledhur”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al