14 Prill, 2022

Ditëlindja intime e Dafina Zeqirit/ Darka luksoze në Londër dhe urimet romantike


Dafina Zeqiri ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të. Këngëtarja është surprizuar nga partneri i saj me një festë private, por luksoze. Çifti ka qenë në Londër, në një nga restorantet më të njohura ku dhe nuk i kanë kursyer pozat nga darka intime.

Ashtu si shihet mes dedikimeve plot dashuri dhe fishekzjarrëve, Geek, ka uruar partneren e tij.   “I uroj vajzës më të mirë në botë ditëlindjen më të lumtur sot! Ti je me të vërtetë gruaja më e madhështore, më mbështetëse dhe më e kujdesshme që dikush mund të kërkojë ndonjëherë dhe unë jam shumë me fat që të kam në jetën time!

Të dua shumë! Ps. dukesh më e re se kurrë!”, ka shkruar ai krah fotove me Dafinën. Këtë festë çifti ka zgjedhur ta festojë vetëm në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke hequr dorë nga festat me shumë të ftuar dhe duke u fokusuar vetëm tek vetja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al