7 Prill, 2022

”Ditën që u takuam, e dija që ti ishe e vetmja’’ / Fejohet çifti i njohur i ‘showbizit’


Këngëtarja e njohur Avril Lavigne dhe Mod Sun kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.


Superylli 37 i Love Sux dhe rokeri 35-vjeçar i ”Internet Killed the Rockstar” u fejuan. Ata e kanë konfirmuar vetë lajmin përmes një postimi të bërë në Instagram.

“Ditën që u takuam, e dija që ti ishe e vetmja”, shkroi Mod , duke postuar foton e propozimit të tyre në Francë.
“Së bashku përgjithmonë derisa të mbarojnë ditët tona. Unë pata një ëndërr ku i propozova në Paris. Nxora një unazën të kërkova ta vendosje,” vazhdoi ai.

“Isha në një gju ndërsa shikoja në sytë tuaj. Ti je shumë e bukur për ta përshkruar fjalët e mia. Të kapa dorën dhe mora frymën e fundit… i thashë ‘do martohesh me mua?’ ajo tha ‘po’. Te dua Avril ❤️”

Avril zbuloi se të dy u takuan gjatë një sesioni të shkrimit të këngëve, pasi ajo sapo kishte dalë nga një lidhje, dhe atae kuptuan se mes tyredo të fillonte diçka. Nga shkurti i vitit 2021, u përfol se ata janë në një lidhje t pasi ata u panë së bashku në publik. Ata bashkëpunuan në këngën “Flames”, e cila ishte pjesë e albumit  të tij në atë kohë.  Ai gjithashtu i dedikoi një tatuazh Avril në fillimet e marrëdhënies së tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al