5 Prill, 2022

Dj i njohur baba për herë të dytë/ Çifti në pritje të një djali


Dj i njohur, Tiësto dhe gruaja e tij, Annika Backes Verwest, kanë zbuluar se janë në pritje të një djali .

Çifti ndezi thashethemet se janë në një pritje të fëmijës së tyre të dytë  kur Tiësto u pa duke puthur barkun e fryrë të bashkëshortes së tij, ndërsa pozonte për foto në tapetin e kuq në Las Vegas të dielën.

Megjithatë ata i dhanë fund spekulimeve në rrjetet sociale ditën e nesërme.

“Unë po bëj një tjetër fëmijë me dashurinë e jetës sime ❤️,” shkruajti 53 vjeçari, në Instagram të hënën, ku u fotografua duke puthur barkun e gruas së tij në ‘Grammy Awards 2022’.

Disa miq dhe fansa të çiftit kanë vërshuar në komente të shumëq pozitive:

“Urime vëlla ❤️”, shkruan dyshja e DJ Lucas dhe Steve në seksionin e komenteve.

“Lajm i mahnitshëm, Urime ❤️❤️”, shkroi dikush tjetër.

Dyshja tashmë janë prindër të vajzës 1-vjeçare Viola Margreet, të cilën e mirëpritën në nëntor 2020. Tiësto, emri i vërtetë i të cilit është Tijs Michiel Verëest OON  dhe Annika u martuan në një shkretëtirë të Jutas në shtator 2019.

“U ndjeva i mbingarkuar me emocione, sepse ne kemi qenë të dashuruar për shumë kohë dhe kemi menduar për këtë ditë përgjithmonë, dhe më në fund ishte këtu”,  tha Tiësto për Vogue në atë kohë. “Ishte më e bukur dhe më e veçantë nga sa mund ta imagjinoja ndonjëherë. Të shohësh këdo që dua atje dhe më pas të shohësh dashurinë e jetës sate duke ecur nëpër korridor, është ndjenja më e mirë në botë.”

Çifti u fejua gjatë Ditës së Falënderimeve 2018 në Maldive. Ata u takuan tre vjet më parë në Catch, ndërsa shkuan në Coachella së bashku atë vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al