6 Mars, 2022

Dj Pm dhe Dagz zbulojnë për publikun planet e afërta lidhur me martesën


Dagz & PM janë dy nga personazhet më të dashura për publikun pas pjesëmarrjes së tyre në Big Brother.

Ndonëse asnjëri nuk shkoi në finale, të dy fituan dashurinë.

Të ftuar në studion e Why?Not, dyshja tregoi më shumë edhe për lidhjet sentimentale që krijuan brenda shtëpisë duke përfshirë edhe planet e dasmës.

Pjesë nga biseda:

Roza Lati: Sa presion ke ngrënë ti PM nga fisi jot se kur do ta bësh dasmën?

PM: Kam ngrënë presion me kilogram. Sidomos familja e ngushtë, mami im u takua me Sarën, po jo në kontekstin që Sarah është nusja e djalit. U takua në kontekstin që Sarah është një prej banoreve që nëna ime e ka pëlqyer shumë dhe u takua si fanse e Sarës. E ka parë me atë sy, jo me syrin kjo është nusja e djalit tim.

Roza Lati: Po Dagz me Einxhel?

Dagz: E vetmja luftë që u dorëzua.

PM: E vetmja luftë që Einxhel u dorëzua  është njohja m Dagz (qesh).

Dagz: Po prapë ishte një luftë që edhe pse u dorëzua, fitoi. Fisi im besoj e duan dhe e presin, por nuk më bëjnë presion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al