9 Shtator, 2021

“Djalë apo vajzë?”/ Bashkëshortja e Shpat Kasapit u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve dhe zbulon detaje të reja rreth shtatzënisë


Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka zbuluar ditën e djeshme se është në javën e parë të muajit të pestë të shtatzënisë. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory, grimierja zbuloi disa detaje të reja në lidhje me pritjen e ëmbël.

selvije jao shpat kasapi (2)

Dua të jetoj në një fabrikë që prodhojnë muffins”, shkroi në një postim Selvija, duke treguar se ka një neps të madh për ëmbëlsirat gjatë këtyre muajve të parë të pritjes së ëmbël.

selvije jao shpat kasapi (5)

Bashkëshortja e këngëtarit shkroi në një postim tjetër: “Unë katër muaj kam hëngër e kam pi vetëm bukë e djathë e lemon soda”.

selvije jao shpat kasapi (6)

E pyetur për gjininë e foshnjës që do e bëjë nënë për herë të parë, Jao tha: “S’ka rëndësi për mua, si djalë, si vajzë. E lus Zotin të shkojë mirë shtatzënia deri në fund e uroj të ketë shëndet”.

Disa ditë më parë, Selvija publikoi një foto të vetes, me anë të së cilës tregoi se barku nuk i duket ende dhe se po mundohet t’i shijojë edhe për disa kohë xhinset.

selvije jao shpat kasapi (1)

Ishte Shpat Kasapi ai që zbuloi në ditën e lindjes së Selvijes se partnerja e tij së shpejti do të sjellë në jetë një fëmijë. Ai publikoi një foto me bashkëshorten krahas së cilës shkroi:

Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, që do të bëhet nënë së shpejti. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë!

E sidomos tani që po presim një engjëll! Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paça gjithmonë dashuri. Të dua shumë!”.

selvije jao shpat kasapi (4)

shpat kasapi selvije jao (3) shpat kasapi selvije jao (4) shpat kasapi selvije jao (2) selvije jao shpat kasapi (6) selvije jao shpat kasapi (7) selvije jao shpat kasapi (5) selvije jao shpat kasapi (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al