“Java e Modës” në Paris bëri bashkë emra të njohur të showbizit të cilët kanë shkëlqyer me paraqitjen e tyre.
Këngëtarja e njohur, Rihanna u shfaq më e bukur se kurrë e veshur me një kanotiere tyl në ngjyrë të zezë që i tregonte barkun e rrumbullakosur.
Gjatë parakalimit të saj ajo u fotografua nga paparacët dhe njëri prej tyre e pyet lidhur me gjininë e fëmijës që pret.
Tim Blanks, kryeredaktori i “The Business of Fashion”, publikoi në Instagram një foto të reagimit që bëri Rihanna ndaj kësaj pyetjeje shumë personale.
“Djalë apo vajzë? Kjo ishte pyetja e gabuar për t’i bërë Rihannës ndërkohë që figura të botës së modës po përgjonin mbi kokat tona”, ka shkruar ai. “Por ajo është nëna e ardhshme më rrezatuese ndonjëherë. Një rreze e vërtetë drite në një ditë të errët.”
Në foton e publikuar fytyra e këngëtares merr një pamje sa të çuditshme, aq edhe qesharake e cila me ritme mjaft të shpejta u bë virale në rrjet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al