Festa e 1 Qershorit e ka gjetur djalin e Arbana Osmanit në spital.
Këtë e ka treguar vetë moderatorja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Arbana publikoi një foto me Jonin, i cili shihet i shtrirë në krevatin e spitalit, pasi ka operuar bajamet.
“Sot, në këtë 1 Qershor (një ditë pasi operuam bajamet me sukses), e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet!
Mendimi im shkon për të gjithë prindërit, të cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim! Gëzuar 1 Qershorin!”,- shkroi Osmani.
Pas njoftimit për fillimin e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani ka qenë një dnër emrat e lakuar si prezantuesja e spektaklit të madh, por ajo vetë nuk ka konfirmuar asgjë. Arbana shkroi në një postim në Instastory se do të tregojë gjithçka kur të vijë koha.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al