Vetëm pak kohë më parë fotografi i njohur Endrit Mërtiri njoftoi në Facebook se ishte bërë pjesë e fushatës së Dolce&Gabanna ku do të fotografonte koleksionin e ri pranverë-verë 2018. Detaji që na kishte shpëtuar deri tani ishte fakti se pjesë e fushatës është edhe djali i ish deputetit të ndjerë Dritan Prifti.
Ndryshe nga babai i tij me një karrierë në politikë, rruga e Davidit është krejtësisht e ndryshme. Pasioni i tij është modelingu dhe duket mjaft premtues. Bukurosh, i gjatë dhe me trup të rregullt, ai pozon si një profesionist përpara aparatit fotografik në këtë fushatë të D&G./Panorama Plus/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al