2 Shtator, 2017

Djali i Madonës bëhet lojtari më i ri i Benfikës


Djali i Madonës, David duket se është duke jetuar një aventurë të bukur. 11-vjeçari është duke testuar veten në futboll dhe për këtë ka mbështetjen e vazhdueshme të së ëmës. Madona është duke bërë gjithçka për të realizuar ëndrrën e djalit të saj. Së fundmi, këngëtarja është zhvendosur në Portugali, ku duket se do të qëndrojë gjatë. Pasi ka përfunduar gjithë procedurat për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm të qëndrimit, mbretëresha e pop-it ka blerë një vilë në qytetin Sintra. Siç raportojnë mediat portugeze, ajo është duke qëndruar në një hotel deri në përfundim të punimeve të vilës së blerë, ndërkohë që djali i saj vazhdon stërvitjen me skuadrën e moshave të reja të Benfikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al