13 Qershor, 2022

Djali i vogël i Kourtney Kardashian sapo preu flokët si Travis Barker dhe gjithë vëmendjen e mori reagimi i Scott Disick


Kourtney Kardashian publikoi në Instagram tre foto të djalit të saj më të vogël Reign, 7 vjeç, me një model të ri flokësh, të ashtuquajturin mohawk. 

Pamja e tij u ka sjellë të gjithëve ndërmend modelin e flokëve që bashkëshorti i ri i Kourtney, Travis Barker, e bëri të famshëm në fillim të viteve 2000, ndërsa bateristi u bë i famshëm me grupin rock Blink-182.  Travis i pëlqeu postimi, ashtu si edhe Kim Kardashian, Kris Jenner, por vëmendje mori ish-partneri dhe babai i Reign, Scott Disick, i cili gjithashtu ka pëlqyer postimin.

 

Landon e ka pasur këtë prerje flokësh fëmijë,” -komentoi një përdorues, duke iu referuar djalit të madh të Travis, tani 18 vjeç.

Reign, fëmija i tretë i Kourtney-t me Scott-in, është shfaqur me këtë model flokësh edhe më parë. Bëhet fjalë për shtatorin e 2020 përpara se t’i priste flokët në mars 2021, tre muaj pasi nëna e tij filloi të takohej me Travisin, një mik dhe fqinj i vjetër i familjes.

Në maj, Kourtney dhe rockeri u martuan në një ceremoni private në një gjykatë në Santa Barbara, Kaliforni, dhe më pas realizuan dasmën madhështore në Portofino.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al