6 Prill, 2022

‘Djali sekret’ i Princit Charles publikon ‘prova të reja’ se ai është fëmija i tij dhe Camilla


Një burrë australian i cili këmbëngul se është fëmija i dashurisë së fshehtë të Princit Charles dhe Camilla Parker-Bowles ka publikuar një tjetër foto që thotë se mbështet pretendimet e tij.

Simon Dorante-Day në ditëlindjen e tij të 56-të postoi një foto të tijën në Facebook së bashku me një imazh të Mbretëreshës në rreth të njëjtën moshë. Krah tyre shkroi: “Një foto flet sa 1000 fjalë!”.

Nëse pretendimet e tij do të ishin të vërteta, Dorante-Day do të ishte djali i parë i Princit dhe teknikisht mund të pretendonte se do të ishte në radhën e ardhshme të fronit përpara Princit William. Për më shumë se 20 vjet, Dorante-Day ka këmbëngulur se ai është i dyti në radhën për fronin.

“Unë dola publikisht me pretendimet e mia në vitet 1990 dhe bëra publikimin tim të parë zyrtar në 2005,” tha ai për 7 News. “Çështja ime e parë gjyqësore ishte në vitin 2018 dhe betejat e mia ligjore vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Nuk do të pushoj derisa Charles dhe Camilla t’i nënshtrohen testit të atësisë, sipas një urdhri gjykate. Dua ta bëj këtë në mënyrën e duhur, në mënyrë që familja ime dhe unë të marrim më në fund përgjigjet që meritojmë.”

Inxhinieri i lindur në Queensland thotë se ai lindi kur Charles dhe Camilla u takuan për herë të parë, por birësua nga një familje tjetër për të mbuluar një skandal të mundshëm. Dhjetra mbështetës të Dorante-Day kanë postuar komente duke thënë se ata mund të shohin një ngjashmëri të dukshme mes tij dhe Mbretëreshës.

Disa njerëz e kanë nxitur atë që të bëjë një test ADN-je për të vendosur një herë e mirë trashëgiminë e tij. Dorante-Day madje ka pohuar se kur ishte fëmijë pamja e tij u ndryshua në mënyrë kirurgjikale për të zvogëluar ngjashmërinë me prindërit e tij të fshehtë, megjithëse ai kurrë nuk ka dhënë prova për këto akuza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al