Liam Osmani Mandiaro, banori më i ri i Big Brother VIP, i cili u fut në lojë mbrëmjen e djeshme (2 mars) sot është arrestuar nga policia.
44-vjeçari, i cili edhe disa vite më parë ka qenë konkurrent në të njëjtin format, ka qenë person me precedent penal, pasi akuzohet për mashtrim.
“Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse”, thotë policia në njoftimin zyrtar.
Arrestimi i tij është bërë mesditën e sotme në shtëpinë e BBVIP nga Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimi.
“Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”, thotë policia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al