9 Prill, 2022

“Do bëj video të tjera me pullë të kuqe”- Modelja seksi tregon si e braktisi në shtrat ish-konkurrenti i Për’puthen: Meshkujt e ëndërronin të isha single, s’më lënë të bie në tokë


Modelja seksi Serena Sula është përfolur shumë për lidhjen e dashurisë me ish-konkurrentin e Për’puthen, Arjon Luli. Çifti ishin shumë të hapur në marrëdhënien e tyre, duke zbuluar edhe detaje intime, por romanca e tyre mori fund.

arjon luli serena sula

Arjon Luli e braktisi në shtrat ish-partneren e tij, mori valixhet dhe iku nga shtëpia duke e lënë me një mesazh.

Serena Sula e ka konsideruar gjest të ulët veprimin ish-konkurrentit të Për’puthen, i cili u nda nga ajo, sipas saj pa një shpjegim.

serena sula arjon luli(3)

“U bë xheloz nga mesazhet dhe telefonatat me kamera, do thoni ju?! Po tani më falni! Kush është ai person që nuk më do që të më ketë pranë”, u shpreh ajo.

Gjatë një interviste për revistën Story, ish-Missi tha se Arjon Luli ishte shumë xheloz por asaj i “dukej shumë budallallëk, ndaj ai u zgjua një ditë në mëngjes me një ndryshim drastik dhe iku”.

serena sula arjon luli (3)

“Isha në gjumë dhe u zgjova shumë më vonë se ai, dhe as nuk kisha hyrë fare në telefon. U bë xheloz nga mesazhet dhe telefonatat me kamera, do thoni ju?! Po tani më falni! Kush është ai person që nuk më do që të më ketë pranë, siç e kishte Arjoni?! (Qesh) Apo jo?! Kjo nuk diskutohet fare! Jam femër 20 vjeçe, super miss, e kompletuar në të gjitha drejtimet, dhe dihet që unë kam shumë, shumë fansa të zjarrtë, fakt që Arjonin disa herë e kanë bërë me nerva, sepse bëhej xheloz kur afrohej ndonjë fans më shumë se ç’duhet për foto. Dhe unë s’e kam pranuar asnjëherë xhelozinë në këto raste se më dukej shumë budallallëk! E kështu ai u zgjua një ditë në mëngjes me një ndryshim drastik dhe iku! Më doli jashtë parashikimeve të mia, se e bëri direkt pas kurorëzimit. WTF!

arjon luli, serena sula (1)

Ditët e netët e para, më mungonte edhe aroma e tij më kishte ngelur nëpër rroba saqë kur zgjohesha në mëngjes më dukej sikur isha akoma me të, dhe do më vinte të më thoshte: “Rrapatushja ime mirëmëngjesi! Çohu, çohu se s’mund të rri dot pa ty, se mërzitem! Të më mbushte vaskën plot me petale surprizë, e të më përqafonte aq shumë, e pastaj të më puthte kudo nëpër trup e te bënim një seks si të çmendur, po aq romantik sa mëngjeset tona rutinë kur më dilte gjumi në këtë mënyrë. I imagjinoja në krevat këto momente, por harroja që ne ishim ndarë! Jeta qenka shumë e çuditshme dhe plot surpriza që as s’i kishim menduar ndonjëherë më parë! Mesa duket e kishte shkruar Zoti që ne ta përfundimin lidhjen dhe të ndaheshim në mëngjes direkt pas martesës! Vetëm Zoti lart e di arsyen se pse na ndodhi kjo gjë kaq e tmerrshme!

serena sula arjon luli (8)

Arjoni lidhje dashurie? Jooo, asnjëherë. As nuk diskutohet, sepse ai ma ka thënë vetë në mesazhin e tij, kur u ndamë që “femër si ty s’ka e as s’kam për të pasur kurrë! Në gjithë botën të kërkoj, s’kam për të gjetur një si ty!”. Po për sa ka qenë me mua, ai s’ka pasur shanse në botë, se ishte ishim bashkë 24 orë në 24. Nuk kam gojë të flas as unë për të, as ai për mua. Por tani që jemi ndarë nuk më intereson fare, se as unë s’jam më bashkëshortja e tij dhe as ai burri im”, u shpreh ajo.

serena sula arjon luli (7)

Serena Sula rrëfeu se është e hapur për një lidhje tjetër, por këtë herë financat e tij do jenë kusht.

Modelja shprehet se “meshkujt e kanë ëndërruar momentin kur ajo do ishte single për të qenë me të”, duke shtuar “kush e lë Serenën të bjerë në tokë”.

serena sula arjon luli (9)

“Unë normale që kam filluar me kohë mundësinë e një super lidhjeje tjetër. Kush e lë Serena Sulën të bjerë në tokë! Meshkujt e kanë ëndërruar këtë ditë që të gjithë pa përjashtim, pra që të jem single. Të gjithë më thoshin: “20 vjeç dhe super femër! S’të meriton ai ty jo?!” E mesa duket u kanë dalë fjalët njerëzve. Mezi e kanë pritur këtë ditë, dhe janë më të lumtur se kurrë!”

serena sula arjon luli (1)

S’më ka humbur besimi tek dashuria, absolutisht që jo pasi s’janë të gjithë meshkujt njësoj si Arjoni. Besoj vetëm se duhet gjetur personi i duhur, dhe kujdesi më i madh që do të kem në lidhjen e ardhshme është që unë të mos jepem 100% totalisht e dhënë në një marrëdhënie. Kuptova që duhet të jepet më shumë partneri, si nga ana e përkushtimit, ashtu dhe nga çështjet ekonomike. Duhet të jem më e rreptë tek paratë e mia, sepse e pësova një herë keq. Unë jam shumë e dashur dhe e drejtë, virtyte që sot merren për dobësi”, rrëfeu Serena Sula.

serena sula

Ish-Missi tregoi se nuk i ka fshirë kasetat e seksit që ka realizuar me Arjon Lulin por paralajmëron se do do bëj sërish video me pullë të kuqe.

“Pooo, pse jo?! Unë kam vite që nuk fshij asgjë në galeri. (Qesh) Mund të kem mbi qindra e qindra të tilla, por tani do bëj video të tjera me pullë të kuqe. E meriton dikush tjetër që vdes vetëm të më shohë e jo të më ketë në shtrat. Tani e tutje do kem partner edhe më të famshëm, edhe më super hot edhe më më shumë lekë. Ju premtoj që shumë shpejt, do e shihni boom-in e radhës nga Serena Sula.

serena sula arjon luli (4)

Patjetër që në lidhjen e re pasuria do jetë kriter, nuk diskutohet fare! Po s’e rigjeta unë që jam 20 vjeç, kush do e gjejë tjetër dashurinë?! Jam me super famë, me super bukuri, super forma trupore, super tëerk, super sharm e sex appeal. Pasurinë këtë herë do e vendos si kriter normale, përveç kritereve të tjera që duhet të përmbush si mashkull”, përfundoi Serena Sula.

serena sula arjon luli (3) serena sula arjon luli (2) serena sula arjon luli (1) arjon luli, ana lleshi, serena sula (8) arjon luli, ana lleshi, serena sula (1) arjon luli, ana lleshi, serena sula (5) arjon luli, ana lleshi, serena sula (6) serena sula arjon luli (6) serena sula arjon luli (5) serena sula arjon luli (4) serena sula arjon luli(7) serena sula arjon luli(6) serena sula arjon luli(4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al