18 Maj, 2022

“Do dilja në takim me…”/ Antonela Berisha flet për ish-banorët e BBV dhe shpreh hapur pëlqimin për këngëtarin e njohur: Është kokrra e yllit


Ish-konkurrentja e Për’puthen, Antonela Berisha u rikthye gjatë puntatës së sotme në program ku zbuloi raportet që ruan me ish-konkurrentët e tjerë dhe foli gjithashtu për disa nga banorët e BBV. 

E pyetur nga të ftuari në studio se me kë nga ish-banorët e BBV do të dilte në një takim ajo tha në formë batute se do të ishte Claudio, i cili kishte flirtuar me të ndërsa ishin brenda në reality-show. Sërfisti tashmë është rikthyer tek ish e dashura e tij, por Antonela vijon me ngacmimet e saj në rrjetet sociale.

“Ishin më të mëdhenj se unë, Ilirin Sabianin… çfarë t’i bëj. Më të vegjël, do dilja me Claudion se ma morën nga duart.”- tha Antonela.

Teksa në studio po diskutohej për pagesat që ish-konkurrentët e Për’puthen marrin me projektet e tyre, Jasmin Kadriu u pyet në lidhje me bashkëpunimin me Ardian Bujupin. Ndërsa ajo po sqaronte detaje nga projekti i përbashkët me këngëtarin, nuk mungoi as ngacmimi nga Antonela e cila e pyeti Jasminën nëse e ka paguar me para apo me puthje.

Biseda:

Pyetje: U pagove për pjesëmarrjen në klipin e Ardian Bujupit?

Jasmina: Po, sigurisht. Nuk është se ishte një raport shoqëror.

Antonela: U pagove me para apo me puthje?

Jasmina: Me para zemër.

Antonela: Edhe unë do e preferoja një pagesë me puthje nga Ardiani se është kokrra yllit.

Një tjetër pyetje që iu drejtua ish-konkurrentes ishte: Do zgjidhje një emisionin me Ariola Demirin apo të dilje çift me Mevlanin?

“Një bashkëprezantim me Arjolën, do ishte shumë interesant për publikun duke u zënë. Jam shumë profesioniste nëse më vjen një ofertë për të prezantuar me Arjolën, pse jo.”– tha ajo.

Ish-konkurrentja tregoi se me Mevlanin ka një shoqëri sipërfaqësore, ndërsa me Ledjanën nuk flet fare, pasi e konsideron si një kapitull të mbyllur.

“Përshëndetemi me shumë persona, por nuk jemi bërë. Mundohem të eci hapa para, edhe në Big Brother nuk shkova për miq. Shumë persona janë fake dhe nuk dua ta harxhoj kohën me ata. Më është bërë pabesi nga shumë persona”, tha Antonela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al