25 Prill, 2022

‘’Do doja të kisha pranë’’/ Beatrix Ramosaj bën dedikimin prekës


Këngëtarja Beatrix Ramosaj është një nga personazhet më të përfolur të momentit pas historisë së dashurisë që nisi brenda shtëpisë së Big Brother Vip me aktorin e humorit, Donald Veshaj. Ramosaj si rrallëherë në postimet e saja në rrjetet sociale ka përkujtuar të atin.

Në postimin e fundit e bërë në llogarinë e saj personale në Instagram, këngëtarja ka ndarë një foto të babit të saj të një moshë të re.

‘’Sa doja që të ishe këtu, na mungon’’, ka shkruar Beatrix në ‘’InstaStory”.


Kujtojmë se herën e fundit që ajo ka folur për të atin ka qenë kur ishte brenda shtëpisë së ‘’Big Brother Vip’’. Ramosaj foli për momentin kur mësoi se ai ishte ndarë nga jeta.

“Na mori mami dhe tha: ‘Trix merr Albanin, leje shkollën, edhe hajdeni menjëherë se duhet të ikim në Kosovë’, në mes të lokalit, rashë në tokë, se e dija”, kujtoi këngëtarja e prekur.

Gjatë një bisede me banoret e BBV, Beatrix rrëfeu se ai ka ndërruar jetë në duart e saj.

“Dha shpirt në duart e mia, ishte shumë moment i vështirë. I vetmi problem ishte si do i thosha Albanit”,– tha Ramosaj për vëllain, Albanin.

Ndër të tjera këngëtarja shtoi se humbja e babait ndodhi në një moshë shumë hershme, atëherë kur ajo kishte më shumë nevojë për të.

“Sapo ishim bërë shokë, më thoshte që t’i tregoja nëse më ngacmonte ndonje djalë’’, tregoi Beatrix.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al