23 Shtator, 2024

“Do e kishe për nder të pozoje me mua”- Gruaja me kancer akuzon Eli Malajn se i kërkoi 50 euro për të bërë një foto! Reagon këngëtarja: Thirri mendjes, kam…


Videoja e nje gruaje e cila akuzon Eli Malajn se i ka kërkuar 50 Euro për të bërë një foto me të, po bën xhiron e rrjetit.

Në video gruaja rrëfen se vuan nga kanceri, mirëpo kishte zgjedhur të humbi pak mendjen duke shkuar në koncertin e Elit.

“Eli Malaj, mbrëmë erdha në koncertin tuaj, për të harruar sëmundjen dhe dhimbjen që kam. Bashkëpunëtorët e tu më kërkuan 50 euro për të bërë një foto me ty, ti mund të jesh shumë e dëgjuar dhe e njohur, por ne jemi luftëtare që luftojmë çdo ditë për jetën. Ndoshta do të ishte në nderin tënd që të bëje një foto me mua”, shprehet gruaja.

@anatafili3 #anatafili3 #ovariancancer #cancro #metastatico #albania🇦🇱 #@Eli Malaj ♬ Lost in Time – George King & Richard Kimmings

 

Pas kësaj deklaratë nuk mungoi një reagim nga këngëtarja e cila e mohon akuzën e bërë dhe shprehet se nuk do t’i kërkontë kurrë dikujt lekë për të bërë foto.

Përshëndetje, nuk ndodh që të bëj kështu mesazhesh, por ngaqë ma dërguan miqtë, u ndjeva që të jap një shpjegim. Eli Malajt nuk i ndodh kurrë që të bëj fotografi me lekë. Kanë ardhur për të bërë fotografi dhe iu kam dhënë unë lekë, që ta dijë zonja e nderuar, pa marrë parasysh nëse është e sëmurë apo jo. Asnjë prej bashkëpunëtorëve të mi, nuk i ka lyp gjë, zonja ti thirrë mendjes, së unë kam pagesën time, dhe nuk i kërkoj askujt gjë. Nëse bashkëpunëtorët e mi do i kishin kërkuar 50 euro, ata e dinë që nuk do të ishin më bashkëpunëtorët e mi”, shprehet Malaj.

@elimalaj Per ate Zonjen e 50/teshes ☺️#anatafili3 ♬ original sound – Eli Malaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al