Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për shkak të drejtimit të “Për’puthen”, por edhe për jetën e saj personale.
Gjatë një interviste të dhënë për “Prive”, moderatorja ka treguar se në fillim e ka pasur me mëdyshje nëse duhet ta pranonte ftesën për një program të tillë, por këmbëngulja e Olsa Muhametit, autores së “Për’puthen”, e bindi.
Tashmë që programi ka përfunduar, Zemani veçoi dy nga djemtë si të preferuarit e saj, Fatjon Kuqarin dhe Mevlan Shabën, ndërsa për vajzat u shpreh se i do të gjitha pa përjashtim.
Ndër të tjera, këngëtarja u pyet edhe për jetën private. Ajo tregoi se ka vendosur të mos thotë më asgjë për të dhe ta jetojë privatësisht, larg vëmendjes mediatike që merr duke qenë pjesë e ekranit.
“Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë. Në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur.
Nëse unë do të zgjidhja do ishte ideale që unë të bëj punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njohë. Kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do e qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time private”,- tha Bora
Bora është nënë e një djali 7-vjeçar, që quhet Arbor. Ai erdhi në jetë nga marrëdhënia që ajo pati me ish-partnerin, Vin Velin, me të cilin ruan raporte të mira.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al