Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loci, do të mbahet mend gjatë si 22-vjeçarja e virgjër e këtij programi dashurie.
Kjo deklaratë e bërë nga ajo që ditën e parë, u pasua me shumë debate të forta në studio, pavarësisht se ish-konkurrentja është shprehur se nuk e ka thënë për vëmendje.
E ftuar tek “Abc e Pasdites”, ajo tregoi edhe arsyen pse vendosi të tregohej e sinqertë dhe transparente me të gjithë djemtë.
“Unë zgjodha që të isha tërësisht e sinqertë. Përderisa unë shkova në një program dashurie dhe zgjodha që të jem totalisht transparente dhe me djemtë që kisha përpara po edhe me publikun.
Unë e dija shumë mirë që nuk do merrja pikë dhe do isha më e sulmuara. Unë nuk e thash vetë këtë, unë u pyeta dhe ktheva përgjigje”,- tha Sindi.
Kur u pyet nëse njerëzit ende vazhdojnë t’i drejtohen si “vajza e virgjër”, Loci tha: “Do të vazhdoj gjithmonë mendoj, edhe pasi unë të jem martuar të kem fëmijë, sepse njerëzit gjithmonë kërkojnë të kapen pas diçkaje”.
Sindi ka treguar se studion për violinë dhe disa herë ka performuar në skenë. Duke marrë shkas nga përfshirja e shumë ish-konkurrentëve të programit në botën e muzikës, Sindi dha një mesazh, i cili i drejtohej në veçanti Mevlan Shabës, Melisa Lleshit dhe Ana Lleshit.
“Muzika është një profesion shumë i vështirë dhe ti nuk mund të zgjohesh një ditë dhe të thuash unë jam këngëtare. Jam shumë e sigurt që këta personazhe nëse nuk do kishin qenë në ‘Për’puthen’, nuk do kishin marrë asnjë mijë klikime”,- tha 22-vjeçarja.
Ajo tha se aktualisht është e fokusuar tek studimet dhe se nuk ka asnjë mashkull në jetën e saj. Kur u pyet për Elvis Lushin, me të cilin pati një pëlqim dhe afrimitet në program, Sindi tha: “Nuk e di nëse Loco është ende beqar”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al