28 Dhjetor, 2021

“Do ketë një nga surprizat më të mëdha”, zbulohet befasia që është rezervuar për Beatrix Ramosajn të martën në mbrëmje


Për herë të parë që kur është bërë pjesë e “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj do të ketë një nga surprizat më të mëdha të bëra ndonjëherë. Kështu njoftohet që prej të hënës në promon e publikuar në rrjetet sociale nga produksioni i këtij reality show.

beatriksi ne big brother

Por çfarë do të jetë kjo surprizë? “Kryefjala.com”, shkruan se ajo që do të ndodhë në spektaklin e të martës, është një lidhje direkte nga Big Brother VIP me Festivalin e Këngës në RTSH.

Beatrix do të shkojë në Pallatin e Kongreseve për të dëgjuar performancën e vëllait të saj Albanit me këngën “Theje”.

Ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve ka nisur Festivali i 60 i Këngës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al