Einxhel Shkira ka bërë paraqitjen e saj të parë televizive që kur u bë nënë.
Moderatorja e njohur dhe partneri i saj Dj Dagz ishin në një paraqitje ekskluzive në “Zemër Luana”. Krahas argëtimit dhe kënaqësisë që solli Einxhel me natyrën e saj të pa komplekse, nuk munguan fatkeqësisht komentet për peshën e saj pas lindjes. Atyre ajo ka vendosur t’u përgjigjet në mënyrën më të bukur duke bërë një paralele me Adriana Limën, e cila pas lindjes me disa kilogramë më shumë ishte paraqitur në pasarelë por nuk ishte gjykuar.
Po ti je Adriana Lima o motër të falet se je super modele. Ke bërë palestër gjithë jetën ke mbajtur linjat. Kurse mua s’më falet se Shqipëria ka standarde. Thuaj që shyqyr nuk je modele këtu se do të kishin lënë pa bukë.” Tutje Einxhel ka dhënë mesazhe të bukura për të gjitha nënat e reja që kalojnë në këtë fazë dhe ndryshime pas sjelljes në jetë të fëmijës.
Einxhel dhe Dagz ishin për herë të parë tek Zemër Luana, për ta ka qenë rezervuar një lojë, ku dyshja në një shtrat duhet t’u përgjigjeshin disa pyetjeve rreth jetës së tyre sentimentale, por edhe profesionale.
Një ndër pyetjet për çiftin ka qenë nëse ka ndryshuar jeta e tyre seksuale pasi janë bërë prindër. Pas të qeshurave Dagz ka treguar se 6 muaj ka qenë shtatzënia primare, veç marrëdhënies seksuale, më pas kanë qenë ato 40 ditët e para pas lindjes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al