Rrjetet sociale të Rudina Dembacajt tashmë janë të mbushura me foto e video të realizuara me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun.
Në secilën prej tyre çifti duket shumë i dashuruar dhe ndjekësit e moderatores ia vënë shpesh në dukje këtë gjë.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, gjatë një bisede virtuale në Instastory, aktores së humorit iu drejtua një pyetje pikante.
“Do më lesh Markun ta puth një herë?”, i shkruante ndjekësja.
Ndërkohë, Rudina vendosi t’i përgjigjej shkurt: “Nuk pranon Marku, është burrë i zgjuar”.
Moderatorja së fundmi është përfolur për një shtatzëni të dytë, por shumë shpejt i hodhi poshtë të gjitha aludimet.
Ajo publikoi video nga palestra, duke treguar barkun e sheshtë, por mbrëmë iu drejtua sërish pyetja në lidhje me pritjen e ëmbël.
“Akoma ju?”, u përgjigj Dembacaj, duke nënkuptuar se ka dhënë prova të mjaftueshme që nuk po pret një fëmijë me bashkëshortin.
Ajo shtoi se mesatarisht stërvitet katër herë në javë dhe tani është 55.6 kilogramë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al