10 Maj, 2022

“Do ta denoncoja stilistin”/ Komentatorët italianë ironizojnë performancën e Ronela Hajatit: Është luftarake


Ronela Hajati ka qenë e para që ka performuar mbrëmjen e sotme në Eurovision. “Sekret” ndezi sallën në Torino, ku publiku u elektrizua nga performanca aq e përfolur e artistes sonë.

Ndonëse kishte shumë kontestime, Ronela duket se e realizoi koreografinë, duke përfshirë edhe prekjet në vendet intime. Krahas meshkujve balerinë, në skenë ishte dhe balerina e mirënjohur, Klaudia Pepa. Ndonëse kënga u mirëprit nga publiku, komentatorët italian nuk i kanë kursyer batutat për Ronelën.

Gjëja e parë që do të bëja, do të denoncoja stilistin. Pse është veshur ashtu?“-u shprehën komentatorët e ‘Rai Uno’. Në nisje të spektaklit ata vlerësuan Ronelën, si këngëtarja luftarake që do të sjellë në skenë një këngë të stilit regaton modern, por pas performancës, ironia ka qenë pikërisht për veshjen. “Se di pse e ka veshur, ashtu i pëlqen me siguri”, mbyllën vlerësimin e tyre komentatorët italian.

Ronela u shfaq me një “body” ngjyrë argjendi stiluar me gurë që i nxirrte në pah dekoltenë. Ajo kishte veshur edhe një pelerinë rozë voluminoze në pjesën e krahve.

Një detaj që vlen të përmendet janë atletet rozë që artistja kishte veshur për t’ju përshtatur koreografisë. Ronela u tregua minimaliste në aksesorë duke vendosur vetëm një varse. Teksa flokët i kishte kapur duke nxjerrë në pah tiparet e saj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al