12 Nëntor, 2024

Do të bëhet baba për herë të parë! Si sulmuesi i Kombëtares mësoi gjininë e bebit në mes të stadiumit, momentet emocionuese të Myrto Uzunit dhe partneres së tij


Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni do të bëhet baba për herë të parë.

Mbrëmë në stadiumin “Air Albania”, ai dhe partnerja e tij Uarda Hyseni zbuluan gjininë e bebit përmes “gender reveal”.

Futbollisti nga Berati do të bëhet baba i një djali. Videoja e momentit të zbulimit është bërë viral në rrjet dhe vihet re se të pranishëm nuk kanë qenë shumë persona por vetëm rrethi i ngushtë i dy personave. (VIDEO)

Pas këtij lajmi të bukur, Uzuni është edhe më i motivuar dhe entuziasmuar përpara ndeshjeve të Kombëtares me Çekinë dhe Ukrainën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al